Në Shqipëri flitet për një tjetër aeroport në horizont…

Written by on 01/08/2018

Në Shqipëri flitet për një tjetër aeroport në horizont…

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka folur për perspektivën e ngritjes së një aeroporti turistik në qytetin e Sarandës. Deklarata është bërë gjatë një vizite në Sarandë dhe Ksamil, ku ministri ka diskutuar me operatorët turistikë edhe nevojën për një ndërlidhje më të mirë me Korfuzin. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjiknuri shprehej se qeveria po kryente një studim për mundësinë e ndërtimit të një aeroporti turistik në Sarandë. Të gjendurit përballë një zone të zhvilluar turistike si Korfuzi mund ta justifikojë ngritjen e këtij aeroporti, ndërkohë që kërkesa për t’u zhvilluar me partneritet të huaj mund të konkretizojë projektin në mënyrë të ngjashme me atë për aeroportin e Vlorës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist