Brenda javës hyn në fuqi njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit me Greqinë

Written by on 01/08/2018

Brenda javës hyn në fuqi njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit me Greqinë

 

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit marrëveshjen mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me Greqinë. Marrëveshja ishte nënshkruar më herët në Maj të këtij viti mes ministrave të jashtëm përkatës të dy vendeve, Ditmir Bushati dhe Nikolaos Kotzias. Ndërkohë tashmë pas aprovimit final nga qeveria, marrëveshja pritet të hyjë zyrtarisht në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, me shumë gjasa brenda javës së ardhshme. Falë kësaj marrëveshjeje, qytetarët e pajisur me leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të kryejnë procedurat për marrjen e lejes së drejtimit në Greqi, e cila mund të kushtojë nga 700 deri në 1 mijë euro.


Current track

Title

Artist

Background