Rregullat e reja, me shume lehtesi per mjetet e transportit detar kete sezon

Written by on 25/06/2018

Rregullat e reja, me shume lehtesi per mjetet e transportit detar kete sezon

 

Ne kuader te sezonit turistik, Ministria e Infrastruktures dhe Energjise permes Drejtorise se Pergjithshme Detare ka ndermarre nje sere masash per lehtesimin e procedurave te ankorimit dhe levizjes se mjeteve qe perdoren nga pushuesit vendas e te huaj. Sipas udhezimeve te gjitha jahtet turistike do te bejne njoftim ne hyrje vetem ne portin e pare qe prekin dhe ne portin e fundit perpara se te largohen nga ujerat e Republikes se Shqiperise. Levizja e ketyre mjeteve lundruese brenda porteve dhe ujerave territorial te RSH per nje periudhe 1 mujore do te mjaftohet vetem me njoftimin e Kapitenerise se Portit perkates, me perjashtim te rasteve kur nga drejtuesit e mjeteve lundruese kerkohet te kryhen sherbime te ndryshme portuale.Nderkaq, leja e nisjes per anijet turistike per transport pasagjeresh do te behet 1 here ne jave nga Kapiteneria e Portit perkates. Anijet pasagjere qe ushtrojne veprimtarine e tyre ne ujrat e brendshme brenda dates 01.07.2018 duhet te pajisjen me dokumentacionin e nevojshem per kryerjen e ketij aktiviteti.


Current track

Title

Artist

Background