Rilindja Urbane transformon Divjaken!
Written by rt on 18/04/2019
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar investimet e kryera ne kuader te Rilindjes Urbane te cilat kane transformuar Divjaken dhe kane shtuar fluksin e turisteve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Në Divjakë është rivitalizuar sheshi qendror dhe akset kryesore, është realizuar shëtitorja Divjakë – Pishat, është ndërtuar unaza bujqësore Divjakë – Mertish – 3 Urat e të tjerë. Investimet kanë ndikuar jo vetëm në zhvillim urban të qytetit, por edhe në zhvillimin e bujqësisë apo lidhjes së qendrës urbane me zonat rurale. Rehabilitimi i Shëtitores Divjakë – Pishaj, së bashku me rehabilitimin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, i kanë shërbyer jo vetëm banorëve të Divjakës, por edhe shtimit të fluksit të turistëve në këtë zone.
MIRËMËNGJES ?dhe me këto pamje nga Divjaka e rilindur, ju uroj një ditë të mbarë ?
Publiée par Edi Rama sur Mercredi 17 avril 2019