“Rikualifikimi i zonës urbane pranë qendrës së Vlorës”, punimet drejt fundit!
Written by rt on 24/07/2018
“Rikualifikimi i zonës urbane pranë qendrës së Vlorës”, punimet drejt fundit!
Vijojnë punimet e projektit “Rikualifikimi i zonës urbane pranë qendrës së qytetit të Vlorës”. Një nga objektet më të spikatura që përfshin ky projekt është “Banesa e vitit 1925”, Monument Kulture i kategorisë së parë, e cila është drejt përfundimit të punimeve restauruese. Rikualifikimi i zonës urbane pranë qendrës së qytetit të Vlorës, është një vlerë e shtuar për qytetin turistik të Vlorës. Ky projekt zbaton restaurimin në zemër të Vlorës, aty ku qyteti ende ruan identitetin, gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të . Punimet po realizojnë restaurimin e rrugës “Justin Godar”, ish-pazari, “lagjja e hebrenjve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga, xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit.