Më në fund Rruga Qafë Thore – Theth, nisë në pranverën e 2019

Written by on 24/07/2018

Më në fund Rruga Qafë Thore – Theth, nisë në pranverën e 2019

Rruga Qafë Thore – Theth, 16 km e gjatë që lidh një ndër zonat më të bukura të Alpeve me Bogën dhe Shkodrën parashikohet të fillojë në pranverën e vitit të ardhshëm. Investimi do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të projektit “Rrugët Lidhëse Rajonale dhe Lokale”.Projekti për këtë rrugë është pjesë e investimeve që rrjedhin nga Plani Sektorial i Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare, që bashkë me strategjinë e marketingut turistik dhe programin e investimeve për infrastrukturën vendore përbëjnë atë që njihet si Masterplani i Alpeve. Ndër të tjera, projekti parashikon gjerësi asfalti 4 – 4,75 metra dhe në 3 pikat më të rrezikshme të rrugës do të ndërtohen 3 tunele nga 20 -30 metra për të siguruar mbrojtje nga ortekët.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist