Restaurohen banesat monument kulture ne Korce
Written by rt on 18/08/2018
Ministria e Kultures, Instituti i Monumenteve te Kultures dhe Drejtorite Rajonale te Kultures Kombetare ne te gjithe vendin, po punojne çdo dite ne mbrojtje te trashegimise kulturore.Nje vemendje e veçante po i kushtohet edhe restaurimit te banesave “monument kulture” ne qytetin e Korçes, te cilat po kthehen ne identitet pas punimeve restauruese.Keshilli Kombetar i Restaurimeve ka miratuar sot projektin per “Restaurimin e Baneses se Filip Çekani”, Korçe. Projekti parashikon restaurimin e elementeve konstruktive te objektit.Banesa e Filip Çekanit eshte nje monument i trashegimise kulturore, i llojit “Arkitekture”. Synimi eshte qe kjo banese t’i shpetoje rrenimit dhe te shnderrohen jo vetem ne deshmi te historise, por te kene edhe efekt utilitar per turizmin.