Rama në konferencë për shtyp: Kriza energjitike po vjen drejt Shqipërisë

Written by on 04/10/2021

“Vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë e manovra tregtare po vjen drejt Shqipërisë”. Kështu është shprehur kryeministri Rama në konferencën e dhënë së fundmi për mediat, ku foli për krizën energjitike e cila  sapo ka nisur të japë shenjat e saj tejet shqetësuese në tregjet e botës, duke nisur nga Kina, në SHBA, në Britani dhe BE e deri në vendet si Italia dhe Greqia. Rama bën të ditur se për Shqipërinë çmimi mesatar për blerjen është trefishuar, duke kaluar nga 39 euro vitin e kaluar në 110 euro për megavat.

“Përgjegjësia jonë është të mbrojmë medoemos nga goditja e kësaj fatkeqësie shtresat më në nevojë; konsumatorët, familjarët dhe biznesin e vogël”, theksoi Rama në fjalën e tij./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist