Rajoni italian që do të paguajë gjithçka për turistët që e vizitojnë!
Written by Radio Travel on 10/10/2022
Ndryshe nga Venecia, qyteti italian për të cilin duhet të paguani për ta vizituar, një rajon i këtij vendi, Friuli Venezia Giulia, po planifikon të paguajë personat që e vizitojnë përmes skemës së re që është prezantuar së fundmi. Ndryshimet e reja janë futur për të ringjallur sektorin e turizmit në këtë rajon pasi konsiderohet si një nga zonat më pak të vizituara në Itali.
Përveç kësaj, është konfirmuar se të gjithë vizitorët do të kenë të drejtë të udhëtojnë në të gjithë vendin me tren pa iu nënshtruar pagesave pasi zyrtarët kanë theksuar se do të paguajnë tarifat e trenit për vizitorët kudo në Itali. Arsyeja kryesore është të ndihmojë në promovimin e turizmit më të qëndrueshëm. Për të tërhequr një numër të madh vizitorësh në këtë zonë, zyrtarët kanë konfirmuar gjithashtu se do t’u japin vizitorëve një kartë që përfiton hyrje falas në muze si dhe transport publik falas. /Radiotravel