Qyteti Studenti ‘’shtëpia e agfanëve’’. Godinat në dispozicion për qëndrimin e tyre!

Written by on 18/08/2021

Qyteti Studenti duket se do të shërbejë si një nga vendqëndrimet për një pjesë të madhe të afganëve që do të mbërrijnë në Shqipëri. Bashkia e Tiranës po zhvillon përgatitjet për të kthyer në funksion të strehimit të tyre një pjesë të godinave të Qytetit Studenti.

Qëndrimi i afganëve në vendin tonë do të jetë i përkohshëm deri në pajisjen e tyre me vizë amerikane dhe më pas do të lëvizin në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të jetë edhe destinacioni final i tyre. Ende autoritetet nuk kanë dhënë një shifër të saktë se sa është numri i personave që do të mbërrijnë në vend, megjithatë flitet për një shifër në rreth 2 mijë afganë.

Radio Travel.al

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist