Pompei surprizon sërish! Zbulohet tuma me mbetjet njerëzore të ruajtura më së miri.

Written by on 18/08/2021

Mbetjet njerëzore pjesërisht në formë mumjeje, ku përfshihen flokë e kocka, janë zbuluar së fundmi në qytetin e lashtë romak të Pompeit. Trupi i ish-skllavit Marcus Venerius Secundio, u gjet në një nga tumat e nekropolit Porta Sarno, pranë portave të hyrjes kryesore në qytet.

Mbetjet njerëzore të ruajtura më mirë që janë zbuluar ndonjeherë në Pompei, përfshijnë flokët e bardhë të Secundio dhe veshin që mund të dallohet ende. Testet fillestare tregojnë se ai ka vdekur rreth moshës 60 vjeçare. Arkeologët thonë se zbulimi është i vecantë pasi të rriturit që vdisnin në epokën romake, zakonisht digjeshin. “Pompei nuk pushon kurrë duke na mahnitur,” tha minsitri italian i kulturës Dario Franceschini.

Radio Travel.al


Current track

Title

Artist

Background