Turqia frikësohet nga vala e emigrantëve afganë! Ndërton një mur 295 km të gjatë.

Written by on 18/08/2021

Turqia po ndërton një mur prej betoni përgjatë kufirit me Iranin, me qëllim që të parandalojë valën e emigrantëve nga Afganistani. Mijëra qytetarë duan të ikin nga Afganistani, pasi talebanët morën nën kontroll pothuajse gjithë territorin e vendit.

Turqia tashmë ka pranuar miliona refugjatë nga Siria, e ky vend po frikësohet nga një valë e re e emigrantëve nga Afganistani, prandaj vendosi ndërtimin e murit 295 kilometra që do të shërbejë si barrierë dhe do të jetë e veshur me tela me gjemba. Në anën tjetër, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka propozuar që të takohet me talebanët dhe të diskutojnë për paqen në Afganistan.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist