Qyteti mbërthehet nga ndotja e ajrit, mbyllen shkollat, tragetet anullojnë udhëtimet!

Written by on 10/12/2019

Qyteti më i madh australian, Sidnei është mbërthyer nga tymi dhe shkak janë bërë zjarret pyjore.  Këto të fundit kanë bërë që cilësia e ajrit të konsiderohet sot 11 herë më i lartë se niveli i rrezikshmërisë, ndërsa autoritetitet kanë bërë thirrje për një kombinim të rrezikshëm të temeperaturave të larta me erërat e forta. Pamja është e dukshme praktikisht në pjesën më të madhe të qytetit dhe tragetet kanë anulluar udhëtimet. Fëmijët janë mbajtur brenda gjatë orarit të pushimit në shkolla dhe njerëzit lëvizin me maska në rrugë.Zyrtarët kanë deklaruar se kjo është situata më e keqe e ajrit që prej stuhisë së rërës në vitin 2009.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist