Qindra te vdekur e te humbur nga permbytjet ne Japoni!
Written by rt on 10/07/2018
Qindra te vdekur e te humbur nga permbytjet ne Japoni!
Te pakten 126 persona kane humbur jeten si pasoje e permbytjeve dhe rreshqitjeve te dheut te shkaktuara nga shirat e rrembyeshem ne Japonine perendimore. Ky eshte bilanci me i rende i viktimave te shkaktuara nga shirat qe Japonia ka pare ne me shume se tre dekada. Ekipet e shpetimit po germojne nen balte dhe rrenoja ne perpjekje per te gjetur te mbijetuar. Rreth dy milione njerez jane evakuuar nga rajoni pasi lumenjte dolen nga shtreterit. Paralajmerimet per permbytje jane ende ne fuqi per disa nga zonat me te goditura, perfshire prefekturen e Okajames.