Aeroporti i ri i Stambollit do te rrise ndjeshem trafikun e pasagjereve ne Turqi
Written by rt on 10/07/2018
Aeroporti i ri i Stambollit do te rrise ndjeshem trafikun e pasagjereve ne Turqi
Aeroporti i ri i Stambollit pritet te rrise me 27.5% sektorin e aviacionit ne Turqi gjate tre viteve te ardhshme. Numri i pasagjereve direkt dhe tranzit pritet te rritet 13% duke arritur kete vit ne 219 milione nderkohe deri ne vitin 2020 ekspertet parashikojne nje rritje te numrit te tyre ne 250 milione. Rritja me e madhe do te shihet tek pasagjeret e fluturimeve nderkombetare. Aeroporti i trete i Stambollit eshte nder projektet me gjigande te ndermarra ne vend dhe pritet te hapet ne fund te tetorit te ketij viti.