Qindra punonjës të kompanive ajrore protestojnë për vendin e punës
Written by Radio Travel on 19/03/2021
Një numër i madh punonjësish të kompanive ajrore janë përfshirë në protestë, në përpjekje për të shpëtuar vendin e tyre të punës. Pandemia e koronavirusit ka vështirësuar ndjeshëm financat dhe për këtë arsye në aeroportin “Charles de Gaulle”, shumë punonjës janë ankuar për situatën aktuale.
Trafiku në aeroportet e Parisit ra në shkurt për shkak të pandemisë, me pasagjerët që u tkurrën 82.7% krahasuar me 2020-n. Po ashtu në aeroportin ‘Heathrow’ të Londrës, fare pak njerëz po udhëtojnë pasi fluturimet ndërkombëtare janë pezulluar deri në gjysmën e majit./radiotravel.al