Pushuesit dynden ne Velipoje kete fundjave!

Written by on 21/07/2018

 
Pushuesit dynden ne Velipoje kete fundjave!
 
Plazhi i Velipojes kete fundjave eshte tejmbushur nga pushuesit e shumte dhe turistet qe kane zgjedhur bregdetin per te kaluar keto dy dite me temperatura te larta. Ne nje lidhje te drejperdrejte me Radio Travel gazetari Ergys Kavaja nga Shkodra theksoi se bregdeti ka qene preference kryesore e turisteve kete fundjave. Sa i perket cmimeve ne plazhet e veriut kete sezon gazetari pohoi se ato te ushqimit mbeten pothuajse te njejtat me qytetin e Shkodres ndersa akomodimi varion nga 30 euro ne 50 euro nata. Ne ndryshim nga viti i kaluar eshte permiresuar sherbimi ne drejtim te respektimit te hapsirave publike, pastertise dhe sigurise ne plazh ku ne saje te vendosjes se kullave te vrojtimit pushuesit ndihen me te qete. Aktivitetet kulturore gjithashtu kane terhequr turistet ne veri qe gjate kesaj fundjave kane zgjedhur te behen pjese e “Za Fest” ne Theth.
 

Current track

Title

Artist

Background