Tatimet mbyllin mbi 9 hotele te paregjistruara ne jug te vendit

Written by on 21/07/2018

Tatimet mbyllin mbi 9 hotele te paregjistruara ne jug te vendit

Nente hotele kane vijuar aktivitetin ne zonat bregdetare te jugut pa u regjistruar ne organet tatimore. Ky eshte rezultati i kontrollit te detajuar dhe verifikimeve qe Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor ka bere ne Sarande, Ksamil, Himare, Dhermi. Ne nje njoftim per shtyp te kesaj Drejtorie mesohet se 4 prej ketyre hoteleve jane ne Ksamil, tre hotele jane ne Himare, nje tjeter ne Potam dhe nje tjeter ne Sarande. Ketyre hoteleve u eshte bllokuar aktiviteti deri ne regjistrimin si subjekt me TVSH. Po keshtu dy hotele ne Ksamil u eshte bllokuar ushtrimi i aktivitetit per 30 dite kalendarike per shkak te mosleshimit te kuponit tatimor per here te dyte.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist