Pse s’mund të ketë tri ditë zie?

Written by on 27/11/2019

Qeveria ka miratuar ditën e sotme 27.11.2019 si ditë Zie Kombëtare, që vjen me një bilanc tragjik jetësht të humbura për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin ditën e djeshme. Kryeminsitri Edi Rama ka theksuar se duke qenë se dita e sotme është pararendëse e dy festave kombëtare 28 dhe 29, nuk mund të ketë më shumë se një ditë zie. “Është e pamundur të vendoset flamuri kombëtar në gjysmështizë në dy ditët e festave, sikundër është normë ndërkombëtare se asnjëherë në ditët kombëtare të vendeve nuk mund të ketë zi”, ka thënë kryeministri. Në këtë rrethana, është e mirëkuptueshme se dy ditët më të rëndësishme të kalendarit të vendit tonë, nuk mund të ketë përmbajtje festive.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist