Çekia ul flamurin në gjysmështizë për shqiptarët!
Written by Radio Travel on 27/11/2019
Ambasada shqiptare në Pragë ka njoftuar se ditën e sotme Parlamenti i Republikës së Çekisë do të mbajë një minute heshtje në nderim të viktimave të shkaktuara nga tërmeti i një dite më parë në vendin tonë. Ambasadori ilirian Kuka do të jetë prezent gjatë kësaj seance në Parlament. Me vendim të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, dita e sotme do të jetë ditë zie kombëtare. Përfaqësuesit shqiptarë nëpër botë, do të ulin flamurin në gjysmështizë dhe do të mbajnë një minute heshtje. Ambasada shqiptare në Pragë falenderon të gjithë ata që u gjenden pranë në këto ditë të vështira për shqiptarët.Mesazhe ngushëllimi dhe ndihme kanë dërguar intstancat më të larta të Çekisë si dhe shumë drejtues të misioneve diplomatike të akredituara në Çeki.