Protokolli i masave anti-Covid përgjatë sezonit turistik 2021

Written by on 16/06/2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim  me Ministrinë e Turizmit kanë miratuar protokollin që duhet të zbatohet nga sipërmarrjet e shërbimeve turistike, nga turistët, vizitorët dhe pushuesit. Situata  me Covid duket e përmirësuar por rreziku nga infektimi vijon, për këtë arsye protokolli liston rregullat e përgjithshme. Rekomandimet kryesore janë afishimi i rregullave në hyrje të çdo strukture akomoduese, përgatitja e broshurave informuese në shqip dhe anglisht, pastrimi i shpeshtë i ambienteve, ruajtja e distancës mes çadrave  në 3 metra.

 

Klientët në bar duhet të kenë distancë të paktën 1 metër ndërsa  personeli që shërben ushqimin duhet të jetë i pajisur përgjatë gjithë kohës me maskë./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist