Shqipëria, drejt shpalljes si vend i sigurt për udhëtime!

Written by on 16/06/2021

Bashkimi Evropian pritet të shpallë Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut si vende të sigurta për udhëtime. Portugalia, e cila mban presidencën aktuale të BE-së, është duke përpiluar një listë të vendeve, të dhënat e të cilave tregojnë se janë të sigurta sa i përket infeksionit me koronavirus. Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimumi 75 raste pozitive me koronavirus për 100.000 banorë, në 14 ditët e fundit.

Sot pritet të meret vendimi në lidhje me një sërë shtetesh, bazuar në situatën e tyre epidemiologjike./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist