Së shpejti qeveria gjermane heq paralajmërimet për udhëtimet turistike!
Written by Radio Travel on 16/06/2021
Më 1 korrik qeveria gjermane do të heqë paralajmërimet për udhëtimet turistike edhe në zonat e konsideruara si të rrezikshme. “Udhëtim i arsyeshëm dhe me kujdes, kjo është motoja e verës” tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Kështu nga 1 korriku qeveria nuk këshillon më të mos ndërmerren udhëtime turistike jashtë.
Të gjithë ata që janë vaksinuar apo shëruar nga infektimi duhet të paraqesin vetëm vërtetimin përkatës./radiotravel.al