Protesta në Francë, qytetarët të revoltuar me vendimin e Macron për tu vaksinuar!

Written by on 19/07/2021

Protesta të mëdha kanë shpërthyer ditën e djeshme në Francë, duke marrë shkas nga propozimi i presidentit Macron për të bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për të gjithë punonjësit e sektorit shëndetësor. Po ashtu sipas tij, vaksinimi do të jetë kusht për të lejuar hyrjen në kafetë, restorantet dhe kinematë në vend. Pjesa më e madhe e protestuesve e kanë konsideruar këtë vendim, si një shkelje të së drejtës së njeriut.

Sipas tyre, presidenti nuk mund të ketë të drejtën të diktojë mbi trupin dhe shëndetin e njerëzve. Protestat u zhvilluan në Paris, Marsejë, Lilë, Lyon, por edhe në lokalitete më të vogla./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist