Nis java e hapur për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç!

Written by on 19/07/2021

Nga kjo e hënë deri më 25 korrik do të jetë java e vaksinimit masiv për të gjithë personat mbi 18 vjeç. “Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Deri më tani, në total 465.434 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID në Shqipëri./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist