Protesat mund të ndalojnë festimet e fundvitit në qytetin europian!

Written by on 06/12/2019

Më shumë se 1.5 milion francezë kanë bllokuar sërish rrugët e Parisit kundër reformës së pensioneve, që mban firmën e presidentit Emmanuel Macron. Gjatë protestës janë regjistruar tensione dhe përplasje. Protestuesit me kapuç dhe maska kanë ndezur zjarre në rrugë dhe kanë bllokuar metronë. Policia i është kunderpërgjigjur me gaz lotsjellës  dhe gjithashtu ka arrestuar 90 persona. Parisi dhe shumë qytete të tjera janë paralizuar, pasi linjat ajrore, hekurudhore, transporti urban, rafineritë, spitalet dhe shkollat ​​publike, kanë pezulluar aktivitetet e tyre. Autoritetet i frikësohen faktit që greva e përgjithshme mund të zgjasë deri në Krishtlindje.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist