Nëse postoni një lajm të rremë, ja sa do të dënoheni!

Written by on 06/12/2019

Para nisjes për në Bratislavë ku Shqipëria do të marrë presidencën e OSBE, kryeministri Rama mblodhi kabinetin qeveritar. Kreu i ekzekutivit tha se në ligjin e anti-shpifjes do të hyje edhe klauzola për lajmet e rreme, në gjendje të jashtëzakonshme. “Është e dënueshme shpifja dhe do të jetë e superdënueshme në situatë të jashtëzakonshme. Të shpifësh në kohët kur vendi është në kushtet e emergjencës është kriminale. Shpifjet në emergjencë janë super kriminale”- tha Rama. Ky i fundit lajmëroi edhe një tjetër hap në kuadër të situatës post-tërmet, të gjithë inertet e krijuara nga shembja e pallateve dhe ndërtesave të dëmtuara në Durrës do të depozitohen në Porto Romano, mbeturinat do të transferohen drejt Tiranës. Rama tha se të gjitha bashkitë e këtij qarku duhet të depozitojnë mbeturinat në landfillin e Tiranës, ndërsa Porto Romano do të kthehet në Park Kombëtar.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist