Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë botën, ky telefon ju përgjon!
Written by Radio Travel on 06/12/2019
Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë partnerët ndërkombëtarë të kenë kujdes nga rreziku që shfaq Huawei. Së fundmi, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo deklaroi se SHBA gjithmonë ka qenë në kontakt me partnerët për t’u siguruar se janë të vetëdijshëm për rrezikun e bashkëpunimit me kompanitë e teknologjisë qe nuk janë të besueshme. Deklarata e Pompeos vjen si reagim mbi synimet e kompanisë kineze “Huawei”, për përfshirje përmes rrjetit 5G në Portugali. Shtetet e Bashkuara thonë se kjo kompani rrezikon sigurinë kombëtare. SHBA dyshon se ajo bashkëpunon me qeverinë kineze dhe se të dhënat e përdoruesve të saj nuk janë të sigurta. Rrjeti 5G shfaq gjeneratën e fundit të shpejtësisë se internetit. Kompania kineze “Huawei”, i ka mohuar gjithmonë akuzat e Uashingtonit.