Projekti “Rruget e Besimit”, zhvillohet turizmi fetar ne vend
Written by rt on 18/07/2018
Projekti “Rruget e Besimit”, zhvillohet turizmi fetar ne vend
Turizmi fetar po zhvillohet ne vendin tone ne saje te iniciativave te ndryshme qe jane marre si projekti ”Rruget e besimit”. Sipas ministrise se kultures ky itinerar qe ka te beje me destinacione objektet e kultit ka pasur interest e jashtezakonshem nga turistet. Ne periudhen janar-qershor 2018 sipas te dhenave ka nje rritje me 50% me shume te vizitoreve ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare pikerisht per objektet e kultit. Restaurimi dhe promovimi i ketyre objekteve ka bere qe interesi te shtohet. Ministria e Kultures ka te hapura deri tani rreth 30 kantiere restaurimi ne te gjithe vendin, nga muzeu i Sines ne Diber, Memorialin e Skenderbeut i cili do te perfundoje brenda vitit, kishat e Voskepojes dhe Shtepia e vellezerve Frasheri ne Permet.