Rritet numri i jahteve turistike ne qytetin e Vlores

Written by on 18/07/2018

Rritet numri i jahteve turistike ne qytetin e Vlores

Dy jahte turistike u ankoruan se fundmi ne portin e Vlores, ku qendruan per disa ore. Dy mjetet lundruese, njera prej te cilave me flamur italian, pasojne te tjere qe kane zgjedhur gjate ketyre javeve Vloren, si pjese te itinerareve turistike ne Mesdhe.Gjate ketij sezoni, numri i jahteve turistike qe jane ankoruar ne portin e qytetit jugor bregdetar ka shenuar nje rritje te dukshme dhe ritmi pritet te jete edhe me i larte ne javet ne vazhdim. Drejtori i Portit te Vlores tha se permiresimi i infrastruktures portuale, asaj te qytetit dhe standardet e duhura te sherbimeve dhe te sigurise, jane disa nga faktoret qe kane nxitur dhe rritur interesin e turisteve te kesaj kategorie te vijne ne Vlore, per te kaluar ore pushimi ne qytet. Vetem gjate muajit korrik, ne kalatat e portit te Vlores jane ankoruar 30 jahte turistike, nderkohe qe per javet ne vijim, nisur edhe nga kerkesat, numri i tyre pritet te 4-5 fishohet.


Current track

Title

Artist

Background