Projekti inovativ turistik, gati për të hapur tenderin! Ja cila është zona që do të jetë pjesë e ndryshimit!

Written by on 05/12/2019

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur një tender me fond limit 8.4 milion lekë për të studiuar potencialin e shfrytëzimit të mëtejshëm të hidrocentraleve shqiptare. Referuar dokumenteve të tenderit, parashikohet të studiohet historiku i ndërtimit dhe më tej i funksionimit të hidrocentraleve në Shqipëri që deri më sot nuk është shumë pasqyruar qartë për publikun duke paraqitur dobësi në promovimin e lidhjes së natyrshme dhe ndërveprimit të së shkuarës me të tashmen dhe të ardhmen.“Potenciali turistik i zonës rreth pellgut ujëmbledhës të lumit Drin mbetet ende i panjohur çka e bën këtë iniciative sa atraktive aq edhe ekonomikisht të arsyeshme për zhvillimin e zonës në një dimension të ri. Secili skenar pritet të shoqërohet nga raporte që do të përfshijnë konceptet finale të ndërhyrjes, vlerësimin e kostove dhe të gjitha dokumentet e tjera për të vijuar në fazën tjetër.Afati për aplikimin në këtë tender është 13 dhjetori. Një projekt tjetër që po aplikohet në kaskadën e Drinit është ai i prodhimit, jo vetëm e energjisë ujore, por edhe i energjisë diellore përmes paneleve të intaluara në sipërfaqet e kaskadave.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist