Lajm i mirë për të gjithë! Për herë të parë do të testohet sistemi që paralajmëron tërmetet!
Written by Radio Travel on 05/12/2019
Në Rumani do të testohet për herë të parë një sistem që paralajmëron lëkundjet e tokës, nga 4 deri në 8 orë para se të ndodhin. Universiteti i Bukureshtit do të instalojë vitin e ardhshëm në rajonin lindor Vrançea, ndër më aktivet sizmikisht në Europë, një teknologji që po zhvillohet nga një firmë izraelitë. Sipas drejtuesve të kësaj firme, prova paraprake kanë treguar se teknologjia e ra ka dhënë informacione të sakta për 68 nga 75 raste tërmetesh, për të cilat janë kryer ministeste. Rumania do të jetë vetëm njëra nga zonat ku do të kryhet faza e parë e testit, që më vonë gjatë vitit 2020 do të instalohet edhe në Kaliforni.