Prezantohet plani i ri turistik per Nivicen nga ekspertet holandeze!

Written by on 04/05/2018

Nje ekip holandez i perbere nga arkitekte te peizazheve, urbaniste, muzeologe dhe botaniste nga universitete te Amsterdamit dhe Groningenit jane duke hartuar nje plan urbanistik te fshatit Nivice ne Kurvelesh, per ta shnderruar ate ne nje prej fshatrave te pare me nje plan turistik. Ketij ekipi i jane bashkuar edhe disa studente shqiptare, te cilet po kontribuojne ne mbledhjen e te dhenave ne terren si dhe historine e arkitektures lokale.Kjo ekspedite ka si qellim identifikimin ne terren te te gjithe itinerarit turistik nga zona bregdetare ne ato malore Borsh-Kuç-Nivice-Zagorie dhe krijimin e nje plani urbanistik per fshatin Nivice. Ky plan do te percaktoje te ardhmen e zhvillimeve turistike ne zone, mbrojtjen e peizazheve natyrore dhe historike, si dhe modele te tipologjise se arkitektures lokale.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist