Porti i Vlorës, do të mirëpresë anjie turistike

Written by on 03/05/2019

Porti i Vlorës do të orientohet drejt përpunimit të trageteve dhe anijeve turistike. Në dokumentet e vetë Portit Detar “Vlorë”  ku kërkohet një kompani që do të hartojë projektin për rikonstruksionin e kalatës lindore bëhen të ditura edhe detajet. Aktualisht porti i Vlorës e zhvillon aktivitetin e vet përpunues në dy kalata, kalata lindore ku përpunohen anijet tregtare  dhe kalata perëndimore ku përpunohen tragetet. Pozicionimi i portit të Vlorës pranë shëtitores kryesore të qytetit, Lungomare, si dhe kalimi i një pjese të aktivitetit tregtar tek Petrolifera, e kthejnë portin e Vlorës në port turistik. Rrjedhimisht kalata lindore do të destinohet për anije turistike” thuhet në dokumentet e Autoritetit Portual të Vlorës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist