Ja cilat institucione kulturore pritën me shumë vizitorë
Written by rt on 03/05/2019
Institucionet kulturore në kryeqytet kane ofruar një sërë aktivitetesh kulturore për artdashësit e gjithë grupmoshave. Të dhënat zyrtare të INSTAT, bëjnë të ditur se numri i shfaqjeve kulturore në tremujorin e parë 2019 ishte 308, duke shënuar 8 shfaqje më shumë, në krahasim me tremujorin e parë 2018. Gjithashtu në kete periudhe edhe numri i spektatorëve eshte rritur me 1,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka numrin më të lartë të spektatorëve. Sipas INSTAT rritjen më të lartë në përqindje për numrin e vizitorëve, në tremujorin e parë 2019 e ka patur Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.