Europa përballë Kinës, për makinat elektrike 

Written by on 03/05/2019

Franca dhe Gjermania vendosën sot të përshpejtojnë projektet e tyre për prodhimin e baterive për automjetet elektrike. Brukseli ka dhënë miratimin e tij në parim, duke e gjykuar urgjente të zvogëlohet vonesa e Europës përballë Kinës. “Gjithsej, pesë deri në gjashtë miliardë euro do të investohen në këtë iniciativë”, njoftoi ministri francez i Ekonomisë Bruno Le Maire gjatë një konference për shtyp. Kjo shumë do të përbëhet nga 1,2 miliardë euro në maksimum nga subvencione publike dhe rreth katër miliardë euro para private.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist