Porti i ri i Durrësit, jo vetëm pikë strategjike por edhe destinacion turistik.

Written by on 18/09/2021

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku teksa prezantoi objektivat për zhvillimin e sektorit të transportit detar tha se gjatë mandatit të kaluar qeveria hodhi themelet për zhvillimin e projekteve që do të ndryshojnë rrënjësisht faqen e transportit detar.

Lidhur me Portin e Durrësit, Balluku informoi se “jemi në fazën e garës për projektin e detajuar që përfundon në tetor për të nisur dhe garën ndërkombëtare për ndërtimin e portit që do të vendos dhe kohë limiti 36 muaj për ndërtim”. Porti i ri i Durrësit, informoi ajo, do të dorëzohet brenda këtij mandati.

Faza e parë të përfshijë edhe ndërtimet me destinacion turistik por edhe marinën elitare. Ndërkohë, Porti i Vlorës ndryshon destinacion për t’u lidhur dhe me vazhdimin e Lungomares dhe kthehet në një port jahtesh.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist