Amerika insiston në injektimin e dozave të treta tek të gjithë personat mbi 65 vjeç

Written by on 18/09/2021

Këshilltarët për vaksinimin në Agjencinë e Ushqimit dhe Barnave në SHBA pas një takimi të mbajtur të premten nuk kanë sugjeruar injektimin e një doze të tretë vaksine kundër COVID-19 për amerikanët nën 16 vjeç dhe të rriturit që kanë marrë vaksinë Pfizer më shumë se gjashtë muaj më parë.

Nga ana tjetër është rekomanduar marrja e një doze të tretë për personat mbi 65 vjeç dhe për ata që rrezikojnë të kalojnë COVID-19 rëndë.

Vendimi vjen pas deklaratës së Presidentit Joe Biden, i cili një muaj më parë tha se të rriturit që kanë marrë dy doza Pfizer dhe Moderna të paktën 8 muaj më parë të nisin të marrin një dozë shtesë nga 20 shtatori.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist