Plazhi popullor i kthyer ne “grope septike” mbyllet per turistet!
Written by rt on 05/04/2018
Plazhi popullor i kthyer ne “grope septike” mbyllet per turistet!
Filipinet vendosen mbylljen e destinacionit tejet popullor turistik Boracay per 6 muaj ne mesin e shqetesimeve se plazhet e famshme te tij dhe ujerat e kristalta jane ndotur masivisht prej demeve te vazhdueshme mjedisore. Masa nis nga data 26 prill. Per gjysme viti, turisteve nuk do t’i lejohet me te vene kembe ne ishull. Boracay, i ndodhur rreth 170 milje ne jug te kryeqytetit Manila, eshte shtepi e gati 17,000 banoreve, pjesa derrmuese e te cileve nuk kane menyre tjeter jetese veç turizmit dhe per personat e prekur nga mbyllja e ishullit, do te aktivizohen te ashtuquajturat “fonde te katastrofes”. Vitin e kaluar thuajse 1,7 milione te huaj e vizituan ishullin pergjate nje periudhe kohe 10 mujore, perfshire ketu edhe pasagjeret e krociereve.