Arabia Saudite rihap kinemate pas 36 vitesh me “Black Panther”!
Written by rt on 05/04/2018
Arabia Saudite rihap kinemate pas 36 vitesh me “Black Panther”!
Kinemaja e pare ne Arabine Saudite do te hapet me 18 prill ne kryeqytetin e Riyadh, pas plot 36 vitesh.Autoritetet kane rene dakord me “AMC Entartaiment Holdings” per te hapur deri ne 40 teatro gjate pese viteve te ardhshme.Keto kinema nuk do te ndahen sipas gjinise si shumica e vendeve te tjera publike ne mbreterine muslimane, dhe filmi i pare qe do te transmetohet do te jete filmi i Produksionit Marvel, Black Panther.Arabia Saudite ka patur disa kinema ne vitet 1970, por kleriket e saj i mbyllen ato, duke reflektuar rritjen e ndikimit islamik ne te gjithe rajonin arab ne ate kohe. Filmi me super heronje “Pantera e Zeze” eshte nder me te suksesshmit e momentit duke gjeneruar plot 652.5 milione dollare fitime nga kinemate ne te cilat eshte shfaqur deri me tani dhe duke u bere filmi i katert ne histori me me shume fitime ne SHBA. Pasi la pas “Jurassic World” , “Black Panther po pergatitet qe t’i zere vendin edhe filmit “Titanic” te vitit 1997, qe aktualisht renditet i treti ne “box office” amerikan, me 659.4 milione dollare.