Perfundon restaurimi i 210 shtepive ne fshatrat turistik te jugut!

Written by on 06/12/2018

Perfundon procesi i restaurimit te çative dhe fasadave per 210 shtepi ne fshatrat Dhermi dhe Vuno. Godinat e klasifikuara si pjese e trashegimise kulturore u jane nenshtruar edhe restaurimit te tavaneve dhe elementeve te tjere dekorative te brendshem. Projekti “Rikualifikimi urban dhe restaurimi i objekteve ne Qendren Historike dhe Zonen e Mbrojtur ne fshatrat Dhermi dhe Vuno”, po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ne bashkepunim me Institutin e monumenteve te Kultures. Ne Vuno dhe Dhermi Krahas restaurimit te godinave, po punohet edhe per ndertimin e rrjetit inxhinierik nentokesor dhe rikonstruksionin e kalldremeve.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist