Pasojat e pandemisë në trafikun ajror/ BE zona më e prekur!

Written by on 12/08/2021

Këshilli I Aeroporteve Ndërkombëtare, ka publikuar të dhënat sa I takon trafikut ajror në tremujorin e dytë të vitit 2021. Sipas shifrave për muajin prill, maj dhe qershor ka pasur një rritje por kurrsesi afër niveleve të parapandemisë.

Sipas Këshillit, lëvizja e individëve gjatë pandemisë është ulur me 76.9% gjatë tremujorit të parë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vendet jashtë BE nuk përjetuan ulje të ndjeshme të shifrave gjatë gjysmës së parë të 2021 madje shifrat u rritën më 36%, ndërkohë që qarkullimi në zonën e BE pësoi një rënie në 68.6%. Në këtë raport, Kosova bënte pjesë në listën e aeroporteve me performacën më të mirë të trafikut ajror, me një rënie prej vetëm 32%.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist