Lamborghini, feston 50 vjetorin e krijimit të tij/ Krijon versionin modern të makinës ikonike, Countach!

Written by on 11/08/2021

Kompania aq shumë e njohur e makinave, Lamborghini feston 50 vjetorin e krijimit të saj. Për të kujtuar këtë eveniment, marka ka vendosur që të krijojë një version modern të makinës ikonike të saj, të njohur në të gjithë botën. Bëhet fjalë për rikrijimin e Countach.

Marka italiane konfirmoi lajmin, duke thënë se prezantimi i versionit të ri do të bëhet brenda pak ditësh. “Ne i bëjmë ëndrrat realitet. E bëmë këtë gjë me klasiken Countach në vitet ’70 dhe do ta bëjmë sërish, me Lamborghinin e ri Countach që do të vijë së shpejti”, ka deklaruar kështu kompania në rrjetet e saj sociale. Mendohet se prezantimi do të bëhet në 15 gusht, në Festivalin Pebble Beach të Kalifornisë.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist