Pas vullkanit Guatemala goditet nga termeti 5.2 balle!

Written by on 05/06/2018

Nje termet me magnitude 5.2 balle i shkalles Rihter, ka goditur brigjet e Guatemales. Ngjarja sizmike vjen vetem disa ore pas shperthimit te vullkanit Fuego te vendit, i cili vrau 25 vete dhe i detyroi mijera te iknin nga shtepite e tyre. Termeti u regjistrua 105 km ne jug te Champerico, nje lagje pergjate bregdetit jugperendimor te Guatemales, sipas Institutit Gjeologjik amerikan. Termeti kishte nje epiqender ne det dhe afer nje kanali oqeanik te njohur si kufiri i pllakes se Amerikes se Mesme dhe fatmiresisht nuk ka shkaktuar deme ne njerez. Nderkohe, vullkani, rreth 40 km ne jug-perendim te kryeqytetit te Guatemales, ka hedhur gure, tym te zi dhe hi ne qiell. Per kete gjate gjithe javes ne vijim aeroporti “La Aurora” i qytetit do te qendroje i mbyllur.

 


Current track

Title

Artist

Background