Pandemia rriti ndjeshëm numrin e vajzave që nuk shkojnë në shkollë

Written by on 11/10/2021

11 milionë vajza dhe gra të reja nuk mund të kthehen në shkollë, pas ndikimit të pandemisë. Ndërsa 129 milion vajza nuk kanë shkuar në shkollë para se pandemia të përhapej dhe dy të tretat e fëmijëve që nuk kanë shkelur kurrë në shkollë janë vajzat, sipas UNESCO-s.

Për këtë arsye kjo organizatë ka iniciuar një konkurs për të nxitur të rinj dhe të reja që të punojnë për një platformë për të arritur barazinë gjinore në arsimimin e vajzave dhe grave. Më 15 tetor, në Paris të Francës do të mbahet konferenca për të vlerësuar laureatët e këtij viti me një çmim prej 50.000 mijë dollarësh./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist