Paloma Hotels në Antalia, zgjedhja e duhur për “pushime bio”

Written by on 23/04/2019

 

Në ditën e katërt të info tour-it të organizuar nga Vas Tour Operator, në hotelet më të mira në Antalia,
sot ndalesa e radhës ishte Paloma Hotels në Side. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Radio Travel,
Tatjana Papagjika nga departamenti i rezervimeve të Vas Tour na foli më tepër rreth rrjetit të hoteleve
Paloma, ku sot agjencitë member vas, po merrnin informacionin e duhur rreth resortit. Sipas,
Papagjikes, rrjeti i hoteleve Paloma, këtë vit vjen me dy risi, me Paloma Finnese dhe Paloma Orenda. Ajo
çfarë i bën të veçantë dhe shumë të preferuar nga pushuesit këtë rrjet hotelesh është fakti se ushqimi i
servirur në restorantet e tij është 100 % bio, që do të thotë se asortimentet merren direkt nga ferma e
hotelit ne Izmir. E njëjta gjë vlen dhe për pijet ku sipas informacioneve të marra nga info touri, Tatjana u
shpreh se vera merret direkt nga vreshtat e rrushit në Kusadasi. Përvec këtyre detajeve, shumë
domethënëse sa I përket ushqimit, Paloma Finnese dhe Paloma Orenda knaë me dhjetra facilitetet teë
tjera për të argëtuar klientët e tyre.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist