OBSH miraton një tjetër vaksinë! Sinopharm i shtohet listës.

Written by on 17/08/2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dhënë dritën jeshile për përdorim vaksinës kineze Sinopharm. Kjo është vaksina e dytë kineze e cila merr aprovimin nga OBSH për përdorim emergjent. Kreu i OBSH tha se Sinopharm bëhet vaksina e 6 që merr miratimin e tyre, pasi deri më tani ka dhënë aprovimin për përdorimin emergjent të vaksinave që po bëhen nga Pfizer-BioNTech, Moderna, Johnson dhe Johnson, AstraZeneca dhe vaksinën e Sinovac që përdoret masivisht në Shqipëri.

Vaksina Sinopharm është tashmë në përdorim në 42 vende në të gjithë botën, e katërta pas AstraZeneca, ndërsa Pfizer-BioNTech dhe  Moderna janë dy më të përdorurat në botë.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist