As Franca juglindore nuk i shpëton zjarreve! Evakuohen mijëra banorë.

Written by on 17/08/2021

Mijëra njerëz janë evakuuar që prej ditës së hënë në pjesën juglindore të Francës, për t’i shpëtuar një zjarri të fuqishëm që po përparon me shpejtësi. Evakuimet u bënë kryesisht në fshatrat pranë Saint Tropez. Shërbimi zjarrfikës ka deklaruar se kushtet janë të pafavorshme, me erëra të forta dhe temperatura të larta.

Shumë vende në Mesdhe janë goditur nga zjarre të furishme këtë verë, përfshirë Greqinë, Italinë, Algjerinë, Spanjën, Turqinë dhe Marokun. Zjarret janë nxitur kryesisht nga temperaturat e larta.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist