Duke nisur nga muaji shtator SHBA do aplikojë dozën e tretë të vaksinës!

Written by on 17/08/2021

Administrata amerikane po planifikon që të njoftojë se shumica e amerikanëve duhet të marrin një dozë shtesë të vaksinës. Doza përforcuese do të merret tetë muaj pasi është bërë vaksinimi plotë. Zyrtarët e shëndetësisë, sipas raporteve, kanë ardhur në përfundim se duhet një dozë shtesë për shkak të variantit Delta të koronavirusit i cili transmetohet më shpejt si dhe fakteve gjithnjë e më të shpeshta se me kalimin e kohës efikasiteti i vaksinës po bie.

Kategoritë e para që pritet të marrin dozat përforcuese janë banorët e shtëpive të pleqve dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor. Dhënia e këtyre vaksinave pritet të fillojë që në muajin shtator.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist