Nje ekspedite per gjetjen e anijes “Endurance” ne Antarktide!
Written by rt on 12/04/2018
Nje ekspedite per gjetjen e anijes “Endurance” ne Antarktide!
Nje ekspedite shkencore do te perpiqet vitin e ardhshem per te zbuluar “Endurance”, anijen fatkeqe te eksploratorit te Antarktides, Sir Ernest Shackleton. Anija u mbyt ne vitin 1915, pasi u perplas me nje bllok akulli ne detin Weddell dhe u zhduk nen 3.000 metra uje.Shackleton dhe ekuipazhi i tij u detyruan te ngjiteshin mbi barkat e shpetimit, duke bere nje udhetim te jashtezakonshem dhe heroik permes oqeanit jugor.Kerkuesi britanik, Julian Dowdeswell do te udheheqe perpjekjen nderkombetare. Ai pret qe ekspedita te nise ne janar, apo shkurt.Lokalizimi i anijes nuk eshte objektivi paresor i ekspedites. Objektivi madhor eshte te vizitohet dhe studiohet shtresa e akullit “Larsen C”, qe korrikun e kaluar krijoi edhe ajsbergun me te madh te pare ndonjehere ne Antarktide.